Shkarkohet gjyqtari Sotiraq Lubonja

Hënë, 08 October 2018 10:17

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjykatësit Sotiraq Lubonja. Ai ishte gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Gjyqtari doli para Komisionit më 3 Totor. Ai rezultoi i pastër sa i përket figurës dhe aftësive profesionale, por KPK cilësoi të pajustifikuar vlerën e ndërtimit të një banesës së tij 2-katëshe në qytetin e Korçës dhe shfaqi rezerva për një dhuratë 4 milionë lekë nga nëna e tij, si edhe disa dhurata monetare të bëra nga vjehrri dhe vjehrra tek dy djemtë e tij.

Lubonja sqaroi se paratë e dhëna nga nëna ishin kursimet e gjithë familjes. Për shumat e dhuruara nga vjehrri, gjyqtari tha se prej vitesh ata jetojnë në SHBA dhe se pensionet e tyre në Shqipëri ua kanë dhuruar nipërve. Por kërkesa e tij për konfirmim në detyrë nuk u prit mirë nga dy denoncues, që ndoqën seancën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...