Tkurrja e universiteteve publike – Mbyllen 41 programe studimi në rrethe. 7000 kuota të lira

Hënë, 08 October 2018 14:18

Universitetet e rretheve nuk do të diplomojnë më matematicienë, fizikantë, kimistë dhe Historianë. 41 programe studimi janë mbyllur këtë vit akademik si pasojë e numrit të ulët të të rinjve të regjistruar.

Me mbylljen e raundit të dytë të regjistrimeve rezulton se mbetën ende kuota të lira në degë të ndryshme të cilat arrijnë deri në 7 mijë. Për qëndresën qytetare organizatë jofitimprurëse e cila ka realizuar një analizë mbi këtë situatë, kjo është pasojë e politikave të gabuara që ndjek qeveria shqiptare dhe ministria e Arsimit e cila ka bërë që të rinjtë të kërkojnë largimin nga vendi.

Disa prej arsyeve të renditura në analizën e Qëndresës Qytetarë janë tarifat e larta madje më të larta në Evropë dhe të papërballueshme për familjet shqiptare.

Këtë fakt e vërteton dhe raporti i fondacionit Gjerman Friedrich Ebert në “Pabarazia në Evropën Juglindore” ku theksohet se vetëm 1% e të varfërve shqiptarë kanë akses në arsimin e lartë, ndryshe nga vendet e rajonit ku kjo shifër arrin në 11%.

Një tjetër arsye e renditur në analizë është dhe niveli i lartë i korrupsionit pedagog-student, reformat arsimore të njëpasnjëshme të pastudiuara në 10 vitet e fundit etj.

Universiteti me më shumë programe të mbyllura këtë vit është ai i Gjirokastrës “Eqerem Çabej” me 13 të tillë i ndjekur nga universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” me 12 degë të mbyllura dhe ato të Shkodrës, Korçës dhe Durrësit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...