Rritet sërish çmimi i karburanteve

Hënë, 08 October 2018 16:03

Një litër naftë, 40% më shumë se mesatarja globale

Brenda një jave çmimi i një litri naftë në Shqipëri është rritur me 10 Lekë. Në shumicën e pikave të karburantëve nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë.

Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë. “Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë” shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.

Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, shtete të cilat sot përdorin standardin euro 5, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.

Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Greqi një litër kushton 180 Lekë, në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, tregtarët e karburanteve e lidhin shtrenjtimin e çmimit me rritjen e vlerës së një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare në 100 dollarë dhe me strukturën e taksave që i ngarkohet karburanteve./Tv Klan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...