Ndryshimet në paketën fiskale, biznesi: Të ulet TVSH për bukën, ujin dhe energjinë elektrike

Hënë, 08 October 2018 19:00

Në kuadër të diskutimeve për ndryshimet e paketes fiskale për vitin 2019, Biznes Albania ka kërkuar këtë të hënë, që TVSH për bukën, ujin dhe energjinë elektrike të ulet në krahasim me vlerën që paguajnë aktualisht.

Ka qenë kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi që ka bërë të ditura propozimet.

Bregasi tha, se këto propozime i janë bërë të njohura Ministrisë së Financave dhe kërkohet që të meren parasysh.

“ Nga vendet e rajonit, çmimi i energjisë elektrike është gati dyfish. çmimi i ujit është gati 200% më i lartë se në vendet e rajonit.

Shoqata e Prodhuesve të Bukës ka propozuar që TVSH-ja e bukës nga 20% të bëhet 10% sepse kaq e kanë dhe të gjithë vendet e rajonit,

Përsa i përket ndryshimeve të propozuara nga qeveria biznesi i vlerëson pozitive por sugjeron që tatimi për pagat e larta të ulet më shumë për të rritur në këtë mënyrë formalizimin”

Sa i përket tatimit për pagat e larta, Bregasi ka propozuar, që ai të ulet, pasi vetëm ksëhtu mund të luftohet informaliteti që aktualisht ekziston.

“ Profesione që paguhen shtrenjtë, paguhen mirë dhe kjo është në interes të shtetit dhe në interest ë ekonomisë. Sigurisht në rast ase unë do të propozoja mbi 200 mijë lekë të reja dhe lart, duhet të ishte me 10%.

Paketa fiskale për vitin e ardhshëm pritet që të nisë së shpejti diskutimet në Komisionet Parlamentare për të kaluar më pas për votim në parlament”.

Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në paketën fiskale për vitin 2019 dhe pritet që shumë shpejt këto propozime të diskutohen nëpër komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit.

Pas përfundimit të kësaj faze, këto ndryshime do të kalohen për miratim edhe në Kuvend.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...