Misteri/ Çfarë qëndron pas sherrit në Bllok dhe a u përdor si shkak Elvana

Hënë, 08 October 2018 22:33

Një ditë pas sherrit me një të vrarë dhe 2 të plagosur në qendër të Bllokut u përhap lajmi se shkak kishte qenë ngacmimi që Fabian Gaxha, truproja e Ervis Martinajt i kishte bërë këngëtares Elvana Gjata. Sipas të njëjtit variant, Gaxha është përplasur me të dashurin e Gjatës, Ervin Mata dhe truprojën e tij, komandon Melviol Billo.

Por një tjetër version jep avokati i Ervis Martinajt. I ftuar në Top Channel ai tha se nuk ka dijeni që shkak i sherrit të ketë qenë këngëtarja e njohur.

“Arsyet e përplasjes së sherrit? Nuk e di. Ervis Martinaj nuk ka qenë pjesë e sherrit. Ai hyri në mes për të ndarë sherrin. Klienti im Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie të mira me Ervin Matën. Ata janë takuar përpara se të niste sherri dhe kanë qëndruar për pak minuta bashkë ku kanë folur gjëra të zakonshme” – tha avokati.

I pyetur se cila ka qenë motivi i sherrit, avokati tha se atë e ka të paqartë pasi Fabian Gaxhaj ka hyrë në lokal dhe menjëherë ka sharë komandon Merviol Billon dhe për pak sekonda ka plasur arma.

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 22:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...