Itali, kapet skafi me mbi 500 kg drogë, pranga dy skafistëve shqiptarë

Tuesday, 09 October 2018 08:11

Një gomone me më shumë se 500 kg marijuanë është kapur nga Guardia di Finanza e Brindisit, ndërsa në pranga janë vënë dy trafikantët shqiptarë

Operacioni i koduar "Themis 2018" u zhvillua nga Agjencia Frontex dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të cilët identifikuan skafin me dy shqiptarë, të cilët tentuan të largoheshin sapo pikasin policinë.

Ende nuk dihet emri i dy skafistëve të arrestuar, por mediat raportojnë moshën e tyre 32 dhe 27 vjeç.

Pas një ndjekjeje të shkurtër në det, policia arriti që të sekuestrojë 557 kg drogë të ambalazhuar në 24 pako të madhësive të ndryshme. Siç raportojnë mediat italiane nëse droga do të hidhej në treg do kapte vlerën e 5 mln eurove.

Që nga fillimi i vitit 2018, nga roja financiare në Pulia janë arrestuar 39 kontrabandistë, janë sekuestruar më shumë se 16 ton marijuanë dhe 16 skafe.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...