“Germania”, low cost për fluturimet me Gjermaninë, hyn në tregun shqiptar

E Enjte, 11 October 2018 08:06

Germania”, operatori gjerman i fluturimeve me kosto të ulët nga Gjermania, ka vendosur që të hyjë në tregun shqiptar. Lajmi është bërë i ditur për “Monitor” nga Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport. “Ata kanë interes për të fluturuar në disa rrugë drejt Gjermanisë”, pohoi ai.

Në faqen e internetit të kompanisë nuk janë publikuar ende destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës.

Germania ka hyrë ndërkohë prej më se një viti në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.

Germania është një linjë ajrore gjermane me seli qendrore në Berlin. Fillimisht kompania u përqendrua në operacionet charter, por, vitet e fundit “Germania” u zhvendos në fluturimet normale të planifikuara, edhe pse disa fluturime çarter fluturojnë ende nën markën e saj. Ndryshimi në strategji ka çuar në rritje gjatë viteve të fundit dhe “Germania” tani vepron në destinacione në Evropë, Afrikë Veriore dhe Lindjen e Mesme nga disa baza gjermane.

Fluturimet direkte drejt Gjermanisë mbeten sot ndër më të shtrenjtat nga Rinasi. Nëse pret sot një biletë nga Adria Airways, apo Lufthansa për në Frankfurt, për fluturim në nëntor, vajtje ardhje, minimumi i udhëtimit kushton 250-300 euro. Ndërsa për në Frankfurt kushtojnë rreth 200 euro.

Në muajt e verës, kur çmimet e biletave fluturuan, duke arritur në 300 euro në një drejtim për destinacionet drejt Italisë, për në qytetet e Gjermanisë ato arritën edhe në 500 euro.

Sot ka 18 operatorë që fluturojnë nga Rinasi: Adria Airways; Alitalia; Austrian Airlines; British Airways; Tuifly; Lufthansa; Aegean; Turkish Airlines; Pegasus Airlines; Blue Panorama Airlines; Turkish Airlines; Blue Panorama Airlines; Air Serbia; Albawings; Mistral Air; Transavia; Volotea; Ernest Airlines.

Pjesën më të madhe të tregut e zënë fluturimet drejt Italisë, me mbi 50%, ku pjesën kryesore e ka Blue Panorama, e ndjekur nga Alitalia, Alba Wings dhe Fly Ernest.

Dr. Rolf Castro-Vasquez thotë se ata janë në diskutimet e fundit edhe me një kompani nga Zvicra, por nuk mund të thotë ende emrin.

Air Albania, operatori shqiptar i fluturimeve pritet të fillojë fluturimet së shpejti, por z. Vasquez thotë se kjo kompani nuk ka dorëzuar ende një plan fluturimesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...