Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fondacioni Kulturor ALSAR publikuan sot ribotimin e koleksionit të revistës së DITURIJA botuar nga dijetari Mitat Frashëri, i njohur si Lumo Skëndo, në fillim të shekullit të kaluar.
Botimi është pjesë e festimeve të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe u soll në Konferencën Shkencore kushtuar themeluesit të revistës, Lumo Skendo në vitet 1909-1929.
Numri i parë i revistësDituriadoli në dritë në 1 janar 1909 në Selanik dhe prej atëherë ajo ishte për afro dy dekada një nga revistat shkencore e kulturore më t rëndësishme të SHqipërisë.
Revista Diturija u themelua nga menjëherë mbas përfundimit të Kongresit të Manastirit, kryetar i të cilit u zgjodh njëzëri 110 vjet më parë.
Ajo u shqua për frymën e thellë kulturore dhe informacionin shkencor si një enciklopedi e mirëfilltë albanologjike.
Sipas studiuesve, thelbi i revistës ishte dija mbi kombin, dhe autori shihte të lidhura dashurinë për dijen dhe dashurinë për atdheun.
Diturija e Lumo Skëndos arriti këtë lidhje mes dijes, dhe atdheut, njeriun dhe kombit.
Revista Diturijambetet shprehja më e plotë e profilit intelektual të Lumo Skendos. Në të ai zhvilloi një korpus të mirëfilltë albanologjik në çështje të historisë, të dëshmive, të gjuhësisë shqipe e drejtshkrimit, të bibliografisë
Revista Diturija, pohuan studiuesit, është një monument i kulturës shqiptare, bashkë me Albaninë e Faik Konicës, Hyllin e Dritës, Zani i Naltë, Leka, Shkëndija, Përpjekja shqiptare, Minerva, ndaj ribotimi i tyre kthen përherë vëmendjen e opinionit publik tek vlerat themelore të kulturës së shkruar shqipe.