Drogë, tritol dhe municione, kapet 34-vjeçari në Kurbin

Premte, 12 October 2018 08:52

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 34-vjeçar nga Fushë -Mamurrasi, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe magazinën e lokalit në pronësi të tij u gjetën drogë, tritol dhe municione.

Arrestimi i Zef Markut u bë në kuadër të kontrolleve policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.

Gjatë kontrolleve, janë  shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona,  kryesisht me precedentë penalë për   armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Policia thotë se në banesën e Zef Markut u gjetën:

- 2 kallepë lëndë plasëse TNT

- 3 kapsolla elektrodetonatore

- 1 granatë difensive

- 310 fishekë model 56

- 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë

- 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër

- 20 celularë dhe 3 numra telefoni

- 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)

- 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)

- 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)

- 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)

- pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

"Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre", sqaron policia në njoftimin zyrtar.  

Po ashtu policia thotë se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...