Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rinas, ku dy automjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë janë plagosur drejtuesit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin në dy automjetet e përplasura.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. M., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në Rinas, duke drejtuar mjetin tip”Benz”, është përplasur me mjetin tip ”Volkswagen”, me drejtues P. H., vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerët, shtetasit M. F., K. H., U. D., dhe A. L., banues në Lezhë, Tiranë e Shkodër, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.