Një magazinë me materjale në qytetin e Fierit është shkrumbuar nga zjarri.
Zjarri rrezikon të përfshijë edhe një fabrikë që ndodhet afër magazinës.
Magazina ndodhej në fshatin Zharrës dhe rrezikohen edhe disa biznese të tjera.
Disa burime për mediat kanë deklaruar se zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.
Ne Zharrës kanë shkuar mjetet nga Fieri dhe Patosi, të cilat po luftojnë për shuarjen e flakëve.