Banorët e Fushë-Krujës dhe rrethinat përreth kanë rreth 40 orë që kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Report Tv ka mësuar se shkak për mungesën e ujit është bërë çarja e një tubi uji në zonën e unazës së qytetit.
Sipas drejtorisë së Ujësjellësit po punohet për rregullimin e ujit dhe stabilizimin e situatës, e cila është alarmante pasi mijëra banorë janë pa ujë të pijshëm.