×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

U hodh nga kati i tretë për ti shpëtuar prostitucionit, arrestohen pas një viti tutorët shqiptarë dhe italianë (Emrat)

Diel, 14 October 2018 08:36

Tre shqiptarë dhe një shtetas italian kanë rënë në prangat e policisë italiane për shfrytëzim prostitucioni. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptarët janë tre vëllezërit Bacuku, konkretisht Ledjani 28 vjeç, Aleksandëri 32 vjeç dhe Gentjani 35 vjeç dhe shtetasi italian Alessandro Gallineri 46 vjeç, të cilët u arrestuan nga policia e Savonës.

Hetimi për 4 personat kishte nisur që në nëntor të 2017. Më saktësisht në datat 29 dhe 30 nëntor të këtij viti një vajzë 26 vjeçare shqiptare, e cila kishte punuar si prostitutë në Sanremo, nën kontrollin e 4 personave u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë, pasi ishte ajo ishte shprehur donte t’i jepte fund jetës së rrugës.

Siç raportojnë mediat italiane për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga tutorët. Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos. Fatkeqësisht vajza shqiptare, nuk bëri asnjëherë denoncim për katër tutorët.

Arrestimi i tyre u bë pas një vit hetimi, fillimisht të tre vëllezërve shqiptarë dhe më pas të shtetasit italian, i cili u kap në aeroport teksa kthehej nga një udhëtim nga Kolumbia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...