Disa zona në qytetin e Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë një defekt në nënstacionin elektrik në Shkozet, e për pasojë kanë mbetur në errësirë qyteti i Durrësit, zona e plazhit si dhe porti.
Vetë OSHEE njofton se ekipet e punës kanë dalë menjëherë në terren për të eliminuar avarinë dhe për të rikthyer më pas furnizimin normal me energji në zonat e prekura.