×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndotnin vazhdimisht mjedisin me mbetje të dëmshme, arrestohen 9 persona në Krujë

Diel, 14 October 2018 11:11

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë në Krujë për ndotje të mjedisit. Siç raporton policia të arrestuar janë shtetasit, Lulian Agiçi 38 vjeç, Mirgen Sheta 37 vjeç, Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç dhe Dalip Islamaj 49 vjeç.

Këta shtetas në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh. Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Operacioni për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve. Arrestohen 9 shtetas,  të cilët  në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh. Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient. Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë,  pas  informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi  disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e  gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive,  goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Si rezultat nga Poliia e Krujës janë  arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;
  • Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;
  • Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;
  • Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;
  • Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;
  • Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;
  • Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;
  • Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;
  • Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet  kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22  të Kodit Penal. Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Modifikuar më Diel, 14 October 2018 11:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...