SHBA, përshtypjet e para përcaktojnë votën

Diel, 14 October 2018 17:57

Zgjedhjet e rëndësishme të muajit nëntor mund të zhvendosin kontrollin e Kongresit amerikan. Ndërsa kandidatët parashtrojnë pozicionet e tyre për politika që synojnë të fitojnë votues, ekspertët thonë se vendimmarrja e votuesve nuk bazohet vetëm tek logjika. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona, një libër i ri i psikologut Alexander Todorov përmbledh studime nga mbarë bota që tregojnë influencën befasuese të përshtypjeve tona fillestare.

Studiuesit danezë eksperimentuan duke modifikuar fytyrën reale për ta bërë të duket më dominuese, ose më femërore.

Këto ndryshime të vogla ndryshojnë gjithçka, thotë profesori i psikologjisë në Universitetin Princeton, Alexander Todorov.

“Votuesve të djathtë u pëlqeu më shumë mesazhi i këtij politikani kur ka fytyrën me tipare më dominuese. Ndërsa votuesit liberalë u impresionuan më shumë nga i njëjti mesazh që shoqërohej nga fytyra me tipare më femërore”, thotë profesor Todorov.

Ky është një ndër shembujt në librin e tij të ri, “Face Value” (“Në pamje të parë”). Ai përshkruan gjykimin e pavetëdijshëm që ne krijojmë, bazuar vetëm tek pamja e dikujt, dhe pasojat që kanë këto lloj vendimesh, si p.sh. në votime. Zoti Todorov zbuloi se mund të parashikojë rezultatin e shumicës së garave elektorale me një testim të vetëm.

Ai u tregoi njerëzve fotografi reale të dy rivalëve dhe i pyeti se kush është më i aftë.

Kandidatët përzgjodhën fituesin real të procesit zgjedhor në 70% të rasteve, me vetëm një shikim të fotografisë.

“Unë sigurisht që u befasova pasi këto janë gara vërtet të rëndësishme. Shumë fonde shpenzohen për to. Dhe sigurisht që ka edhe faktorë të tjerë. Sidoqoftë, jemi në gjendje të parashikojmë pjesën më të madhe të rezultateve zgjedhore”, thotë profesor Todorov.

Profesor Todorov thotë se efekti është më i fortë tek votuesit që dinë më pak rreth çështjeve politike. Kjo nuk është e palogjikshme.

“Mund të themi se njerëzit janë në kërkim të informacionit të duhur - pra aftësinë, në vendin e gabuar - tek pamja, pasi kjo është më e lehtë. Kështu është pjesa më e madhe e psikologjisë së vendimmarrjes: ne marrim shumë vendime përmes rrugës më të shkurtër”, thotë zoti Todorov.

Për shembull, studimet tregojnë se njerëzit që duken më të besueshëm, marrin hua me norma më të mira interesi. Kriminelët marrin ndëshkime më të ashpra, për shkak të pamjes së tyre.

“Dënimi me vdekje, i dhënë nga vëzhgues naivë – ky do të ishte shembulli ekstrem i rëndësisë së këtij gjykimi”, thotë zoti Todorov.

Megjithëse përshtypjet e para janë shpesh të gabuara, ato janë të shpejta dhe automatike.

“Është shumë e vështirë t’i ritrajnosh njerëzit që të mos përdorin këtë lloj gjykimi. Shumë, shumë, mund t’u bësh me dije se ka edhe gjithëfarëlloj informacioni të disponueshëm. Nuk është e lehtë”, thotë profesor Todorov.

Duhet më shumë punë nga votuesit që të mësojnë rreth kandidatëve. Por, ai thotë se votuesit e mirëinformuar nuk gënjehen nga përshtypjet e para.

Modifikuar më Diel, 14 October 2018 17:58

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...