Parlamenti i Maqedonisë pritet të debatojë sot për çështjen e emrit

Hënë, 15 October 2018 09:25

Parlamenti maqedonas do të debatojë më 15 tetor rreth amandamenteve kushtetuese të propozuara lidhur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, gjë që do të vendoste raportet e shumë dekadave me Greqinë, raporton REL.

Në qershor të këtij viti, qeveritë e të dy vendeve arritën një marrëveshje, në bazë të së cilës, Athina u pajtua për tërheqjen e pengimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkim Evropian, në këmbim të ndryshimit të emrit në “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Më 30 shtator, maqedonasit dolën në referendumin që do të përcaktonte orientimin e Maqedonisë, i cili dështoi si rezultat i moskalimit të pragut prej 50 për qind.

Përkundër kësaj, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u betua se do të vazhdojë të shtyjë këtë proces përpara me anë të amandamenteve kushtetuese, sic kërkohet në marrëveshjen me Greqinë.

Ende është e paqartë nëse koalicioni social-demokrat, që përfaqësohet edhe nga shqiptarët, do të ketë shumicën apo dy të tretat në Parlament, për të kaluar ndryshimet e propozuara.

Zaevit do t’i duhet edhe mbështetja e dhjetëra deputetëve nga VMRO-DPMNE, partitë opozitare që kanë bërë fushatë kundër ndryshimit të emrit.

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, më 14 shtator, në një intervistë për një agjenci maqedonase, ka ritheksuar mbështetjen e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, duke shtuar se kjo ka qenë një “mundësi unike për pajtim në Ballkanin Perëndimor, gjë që mund të mos ndodhë më”.

Zaev, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve në Maqedoni, 22 muaj më parë, deklaroi se zgjidhja e vetme, nëse ndryshimi i amandamenteve kushtetuese dështon në Parlament, janë zgjedhjet e parakohshme.

Greqia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për vite me radhë ka theksuar se emri i Maqedonisë nënkupton territorin e pretenduar, që sipas tyre është provincë jugore veriore e Greqisë me emrin e njejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...