Vrau tre vetë për një shuplakë, burg për matjanin

Hënë, 15 October 2018 10:52

Arrest me burg për autorin e masakrës së Matit.

I braktisur nga famija dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, autori i krimit të trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, del sot përpara Gjykatës për masën e sigurisë.

Gjatë dëshmisë së tij në polici,. 51-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk është penduar për tre viktimat që shkaktoi, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit.

Në gjendje të dehur, 51-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

Ngjarja mund të kishte bilanc edhe më tragjik, nëse Kujtim Koxhës nuk do i ishte marrë arma nga dora.

Përpara policisë ai tha se ishte ndjerë i fyer nga goditja me shuplakë në sy të bashkëfshatarëve të tij dhe për këtë shkak ndërmori aktin makabër.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 11 gëzhoja. Për ironi të fatit, më herët në lokal kishte qenë babai i një prej viktimave, Mentor Hoxhës, i cili e kishte qerasur me raki autorin e masakrës, Kujtim Koxha.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...