48 gazetarë të vrarë brenda 2018

Tuesday, 16 October 2018 07:20

Dyzet e tetë gazetarë janë vrarë deri tani këtë vit, sipas përllogaritjeve të Zërit të Amerikës. Ata i shtohen rreth një mijë gazetarëve të vrarë në dekadën e kaluar.

Disa kanë humbur jetën gjatë raportimit në zona konflikti, të vrarë nga shpërthime bombash ose për shkak se ndodheshin në rrezen e zjarrit të forcave ndërluftuese.

Këtu përfshihen 9 gazetarë afganë, mes tyre 3 nga simotra e Zërit të Amerikës, Radioja Evropa e Lirë. Të gjithë u vranë në të njëjtin shpërthim bombe në Kabul në muajin prill, raporton VOA.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj mediave në Afganistan që nga rënia e talebanëve, duke e bërë atë vendin më vdekjeprurës në botë për shtypin këtë vit.

Gazetarë të tjerë u vunë në shënjestër në mënyrë individuale, të shënjestruar nga grupe të armatosura, kriminelë, tregtarë të drogës apo terroristë, dhe ajo që është më shqetësuese, nga qeveritë dhe politikanët.

Deri kohët e fundit sulmet ndaj gazetarëve kanë ndodhur më shpesh në vendet më pak të zhvilluara. Por tani kërcënimi po zhvendoset në Perëndim, ku mediat tradicionalisht kanë qenë imune ndaj dhunës dhe ku liria e medias është parë tradicionalisht si një frenues i rëndësishëm për shkeljet e qeverisë dhe për shfaqjet autoritare të pushtetit.

Gjatë 12 muajve të fundit, në Bashkimin Evropian janë vrarë tre reporterë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...