Ky është vendi më i mirë për emigrantët për 12 vjet rresht

Tuesday, 16 October 2018 11:09

Singapori është emërua si vendi më i mirë në botë për emigrantët për të katërtin vit me radhë. Rezultatet janë bazuar në anketën vjetore të HSBC të Expat Explorer, një studim global i përfunduar nga 22.318 emigrantë në 163 vende të ndryshme.

Emigrantët vunë theksin në tre kategori të ndryshme: ekonomia, përvoja dhe familja. Singapori erdhi në radhë të parë, duke u bërë kështu një nga ishujt më me ndikim dhe me një nivel të lartë ekonomik.

Sipas anketës, afërsisht 47 për qind e të anketuarve thanë se u shpërngulën në Singapor në mënyrë që karriera e tyre të bënte progres, në veçanti emigrantët të cilët fitonin një të ardhur mesatare prej 162.000 dollarë.

Këto të ardhura janë 56,000 dollarë më shumë se mesatarja globale, sipas HSBC. Ndërsa pagat e fituara janë më të lartat, Singapori është gjithashtu një nga vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar.

Pavarësisht nga kjo, Singapori u bë një nga ishujt më të mirë falë mirëqenies dhe edukimit për fëmijët. 60 për qind e pjesëmarrësve panë një përmirësim në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve që kur u zhvendosën në Singapor, ndërsa tre të katërtat e të anketuarve të familjes thanë se jeta e familjes së tyre ka ardhur drejt përmirësimit që kur u shpërngulën në këtë ishull.

Zelanda e Re erdhi në vendin e dytë, duke fituar rangun më të lartë në kategorinë e përvojave falë rrjetit të gjerë të aktiviteteve në natyrë. Gjermania erdhi në vendin e tretë, duke shënuar vlerësimin e dytë më të lartë në ekonomi, e ndjekur nga Kanadaja dhe Bahreini në vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht.

Nga 31 vendet e listuara në drejtuesin e HSBC-së (vendet që kishin të paktën 100 të anketuar dhe të shënuar më të lartë në secilën kategori) rreth një e treta u ndoq nga Azia. Shtetet e Bashkuara u renditen në vendin e 23 –të, duke lënë tri vende pas që nga viti 2017.

Ndërsa SHBA ofron gati 80,000 dollarë më shumë se paga mesatare e emigrantëve, orët e zgjatura në punë dhe vështirësitë në krijimin e qarqeve shoqërore ishin disa nga faktorët kyç që ulën renditjen e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...