Tatimet këshillojnë: Fatura tatimore me TVSH, kur lëshohet dhe llojet e saj

Tuesday, 16 October 2018 17:20

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të ‘Tatimet këshillojnë”, japin informacione rreth faturës tatimore me TVSH dhe llojet e saj.

Tatimpaguesi, që i nënshtrohet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), sa herë që ofron mallra apo shërbime për një person tjetër, duhet të lëshojë fature tatimore me TVSH, në përputhje me ligjin nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, të ndryshuar”.

Faturë tatimore nuk lëshohet për çdo shitje me pakicë, kur përdoret pajisja fiskale, me përjashtim të rasteve kur përcaktohet ndryshe.

Lëvizja e mallrave gjatë transportit shoqërohet me faturën origjinale të shitjes së mallit ose me faturë shoqëruese në rastet e lëvizjes së brendshme të mallrave, ose në rastin e lëvizjes së mallrave apo pajisjeve që janë pjesë e kryerjes së një shërbimi. Në rastin e shitjes së mallrave me destinacion një person të tatueshëm të ndryshëm nga vendndodhja e blerësit- rishitës, lëvizja e mallit gjatë transportit shoqërohet me dokumentin e emërtuar “Fletë shoqërimi malli”.

Fatura tatimore përmban numrin rendor dhe numrin personal të identifikimit, numrin e identifikimit të tatimpaguesit, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit apo shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe, nëse është rasti, rritjet ose zbritjet e tjera, të zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likuidimit të faturës.

Përveç përshkrimeve të sipërpërmendura, fatura tatimore me TVSH përmban:

• vlerën, mbi të cilin përllogaritet TVSH -ja;
• vlerën me TVSH, të zbatuar sipas kategorive të sendeve, punimeve e shërbimeve;
• shumën e TVSH-së.

Shënim: Ministri i Financave, me udhëzim, mund të përcaktojë kërkesa të tjera, që duhet të përmbajë një faturë tatimore, për rastet që rrjedhin nga veçoritë e veprimtarive të zhvilluara, të sendeve të tregtueshme, të punimeve apo të shërbimeve.

Llojet e faturave

Fatura tatimore me TVSH, mund të jetë në dy formate:

1. Fatura tatimore me numër serial të parashtypur. Prodhimi dhe shpërndarja e të cilave bëhet ose autorizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe duhet detyrimisht të jetë në formën dhe përmbajtjen e miratuar nga Ministri i Financave me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve
2. Fatura tatimore kompjuterike për çdo transaksion të tatueshëm, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i regjistrimeve i tatimpaguesit. Për të ushtruar këtë të drejtë tatimpaguesi paraprakisht duhet të disponojë miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe të jetë pajisur me diapazonin e numrave serial përkatës

Për këtë qëllim tatimpaguesi paraqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve:

• Një kërkesë me shkrim të shoqëruar me deklaratën ose vërtetimin përkatës, në të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për çdo transaksion.
• Modelin e faturës kompjuterike që kërkon të përdorë, e cila duhet të përmbajë elementët dhe të dhënat e përcaktuara në ligjin për TVSH-në; Tatimpaguesi tregon në kërkesën e paraqitur numrin e transaksioneve që parashikon të kryejë në një periudhë tatimore. Kjo e dhënë është e rëndësishme për të gjykuar në lidhje me planifikimin nga ana e organit tatimor të numrave serial që do t’i akordohen një tatimpaguesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve brenda 15 ditëve, pas verifikimit nëse fatura tatimore kompjuterike që personi i tatueshëm kërkon të përdorë, përmban të gjithë të dhënat, elementet e nevojshme të kërkuara nga ligji në përputhje me veprimtarinë që kryen, shprehet për miratimin e përdorimit të modelit të faturës tatimore kompjuterike, duke lëshuar miratimin përkatës për tatimpaguesin dhe njoftuar në të njëjtën kohë me shkrim tatimpaguesin dhe Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar, në të cilën tatimpaguesi paraqitet dhe tërheq numrat serial në dispozicion

KUJDES!

Çdo faturë e lëshuar sipas modelit të miratuar duhet të përmbajë detyrimisht shënimin: “Përdorimi i kësaj fature është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me shkresën nr………, datë…………”.

Për çdo ndryshim në modelin, përmbajtjen, formatin e faturës për të cilën është miratuar e drejta e përdorimit, personi i tatueshëm duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pasi modeli i faturës së miratuar ruhet dhe bëhet pjesë e dosjes së tatimpaguesit.

Nuk konsiderohet ndryshim përfshirja në sfondin e faturës ose në një sipërfaqe të caktuar të saj, e elementeve të reklamave, nëse ato nuk ndryshojnë formatin e faturës. Në asnjë rast miratimi i faturës tatimore kompjuterike nuk u akordohet tatimpaguesve, që janë në
regjistrin pasiv të tatimpaguesve.

Kur konstatohet se personi i tatueshëm për transaksionet e kryera, lëshon faturë tatimore kompjuterike jo sipas modelit që i është miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ose ka bërë ndryshime në faturë për të cilat nuk ka njoftuar ndryshimet, ose nëse faturat e lëshuara nuk përmbajnë numër serial të miratuar, apo nuk përmbajnë shënimin që tregon aktin referues të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve me të cilin është miratuar fatura, dënohen sipas dispozitave të ligjit.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...