Trafikimi”/ Viti 2017 thyen rekord, 59 % e viktimave shfrytëzohen seksualisht

E mërkurë, 17 October 2018 16:14

Numri i viktimave të trafikimit gjatë 2017-ës ka pësuar një rritje krahasuar me 2016, përkatësisht me 44 raste të reja, e kjo vetëm një prej qendrave psiko-sociale në Vlorë. Aktualisht në qendrën ‘Vatra’ trajtohen 123 viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, nga të cilët 76 raste janë adulte, ndërsa 37 raste janë fëmijët e viktimave. Sakaq 42 viktima përfituese të programit të rehabilitimit dhe 28 fëmijë të tyre janë të mbartura nga viti 2016, të cilat kanë qenë përgjatë tri fazave të programit.

Llojet e shfrytëzimit

Nga 44 raste të asistuara, 89% (39 raste) e tyre janë shfrytëzuar brenda vendit, në Shqipëri, (kryesisht në qytete si: Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi, Berati, Shkodra, etj.); 2% e tyre janë shfrytëzuar jashtë vendit (në vende të tilla si: Itali, Greqi, Gjermani, Maqedoni) dhe 9% janë shfrytëzuar brenda dhe jashtë vendit. Kryesisht viktimat kanë qenë objekt i shfrytëzimit seksual, shfrytëzimit për lypje, punë të detyruar, kryerjen e veprave penale (vjedhje, shpërndarje droge etj.), dhe i më shumë se një lloj shfrytëzimi. Konkretisht, 59% e rasteve janë përdorur për shfrytëzim seksual, 21% janë shfrytëzuar për lypje; 3% për kryerjen e veprave penale (vjedhje, shpërndarje droge). Në 17 % të rasteve viktimat kanë vuajtur më tepër se një lloj shfrytëzimi. “Gjatë viteve të fundit, rekrutimi nëpërmjet rrjeteve sociale, veçanërisht i vajzave të mitura, është rritur ndjeshëm në 11% të rasteve (13 – 18 vjeç). Megjithatë, shumica e vajzave dhe grave janë rekrutuar nëpërmjet premtimeve false për martesë/martesës (20%); të dashurit / bashkëjetuesit / bashkëshortit (18%); premtimeve false për punë (4%), premtimeve për ushqim dhe mbrojtje (25%); shfrytëzimit të situatës vulnerabël (raste me probleme të shëndetit mendor e fizik)14% e tyre”,-nënvizohet në studim. Rreth 7% e rasteve deklarojnë se janë shfrytëzuar nga vetë anëtarët e familjes, raste që kryesisht përdoren dhe shfrytëzohen për lypje

Gjinia dhe mosha e viktimave

Nga 44 raste të asistuara për herë të parë gjatë vitit, 73% janë vajza dhe gra dhe 27% janë djem, kryesisht minorenë. Krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i djemve viktima apo viktima të mbetura në tentativë të trafikimit, kjo edhe falë identifikimit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administrative të saj. Kjo ndikon drejtpërsëdrejti në të gjitha variablat që janë analizuar edhe në vijim. Përqindjen më të madhe të rasteve e zë grupmosha nën 14 vjeç (36.2%); 31,8% grup mosha 14- 18 vjeç; 16% grup mosha 19- 25 vjeç; 7% grupmosha 26-30 vjeç dhe 9% grupmosha mbi 30 vjeç. “34% e rasteve të asistuara gjatë vitit 2017 vijnë nga zonat rurale dhe 66% e tyre nga zonat urbane. Rastet vijnë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga Berati, Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra etj. Duhet përmendur se krahasuar me dy vitet e fundit, është rritur numri i rasteve VeT/VmT nga qyteti i Vlorës falë identifikimit dhe punës së Skuadrave të Terrenit në Vlorë dhe njësitë administrative të saj. Ashtu siç edhe përshkruhet në grafikun përkatës, 78% e rasteve të asistuara janë beqare, 11% të divorcuara dhe 11% e tyre janë të martuara, disa prej të cilave janë asistuar nga avokatja e qendrës për zgjidhjen e martesës ose kanë shkëputur marrëdhëniet nga bashkëshorti prej kohësh”,-thuhet në studim. Në raport theksohet se rreth 42% e rasteve që trajtohen në qendër janë duke frekuentuar shkollën, 12% janë me arsim 8 vjeçar, 11% janë me arsim 9 vjeçar, 7% e tyre kanë arsimin e mesëm, 2% e tyre janë në moshë parashkollore. Ndërkohë 21% kanë braktisur shkollën, dhe madje 5% e tyre nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën. Pas ofrimit të shërbimeve nga qendra, 4 raste (11%) kanë rifilluar shkollën.

Lajmin e plotë e lexoni në: http://www.gsh.al/2018/10/17/viti-2017-thyen-rekordin-59-e-jane-shfrytezuar/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...