Gazetari nxjerr fakte të reja: Me Ervis Martinaj kanë qenë edhe dy policë

E mërkurë, 17 October 2018 18:14

Gazetari Flamur Vezaj, i cili prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është rikthyer sërish ngjarjes së ish- Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Përmes një statusi në FB, Vezaj shkruan se Ervis Martinaj po kërkon t’ja hedhë drejtesise duke ia faturuar perseri shokeve apo personave te tjere fajin per ngjarjen e ndodhur ne lokal.

Postimi i plotë

Ervis Martinaj, i plagosur lehte ne qafe mbremjen e 4 tetorit ne lokalin ku mbeti i vrare “ushtari” i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos po i afermi i tij Eljon Hato, kerkon te lirohet nga burgu! Edhe kete radhe, si rastet e tjera, kerkon t’ia hedh drejtesise duke ia faturuar perseri shokeve apo personave te tjere fajin per ngjarjen e ndodhur ne lokal! Qe nga dita e ngjarjes e deri sot, ai me ndihmen e atyre qe marrin rroge te kompania e tij e basteve, zyrtar te policise dhe ish-efektive te liruar ne 2013 nga policia tashme eksponent edhe te opozites, po punon qe ngjarja te marr nje rrjedh banale dhe qe ai vet nuk ishte i perfshire!

Por faktet flasin ndryshe, fakte keto qe po punohet forte qe te ndryshohen edhe prane Laboratorit te Policise Shkencore te Ministrise se Brendshme apo edhe me manipulimin e prishjen e provave te tjera filmike! Nga te dhenat e grumbulluara mesohet se prokuroria ka ngritur mjaft dyshime se Martinaj nuk thote te verteten per ngjarjen, duke u ndihmuar edhe nga pronari i lokalit Redi Popesku dhe policia e shtetit qe nuk jep asnje informacion shtese!

Sipas disa burimeve nga policia dhe prokuroria ne vendin e ngjarjes dyshohet se kane qene se bashku me Martinajn edhe dy efektive te tjere te policise (njeri i drejtorise se Durresit) qe jane identifikuar dhe qe kane dijeni per ngjarjen me arme per te cilet Martinaj nuk flet! Nuk flet edhe per dy shoket e tij, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari (i aferm i Arber Çekajt te arrestuar ne Gjermani si pronari i 613 kg kokaine te bllokuar ne Shqiperi) se bashku me Renato tepelensin (keshtu njihet) dhe qe ende edhe sot policia nuk ka derguar ne prokurori ndonje informacion per vendndodhjen e tyre apo pyetjen e tyre te cilet kane dijeni per sherrin!

Nuk flet edhe per ish-efektivin e policise i njohur si Santiago (dyshohet si vrases) qe ka hy ne lokal duke mbajt ne dore nje automatik MP5 (e qe po fshihet ne zonen e “Kinostudios”) bashke me Fabiol Gaxhen qe mbeti i vrare, fytyrat e cileve jane fiksuar nga kamerat e sigurise ne hyrje te lokalit! Ervis Martinaj nuk flet, sic nuk ka derguar edhe policia ndonje informacion ne prokurori se ku perfundoi arma e Eljon Hatos dhe sa plumba jane shkrep nga pistolet e tij dhe kush e hoqi nga vendi i ngjarjes?

Burimet thone, se Martinaj dyshohet se ka qene personi qe ka nisur sherrin me Komandon, fillimisht me grushta e me pas “ushtaret” e tij kane qelluar me arme ndaj efektivit te forcave komando (familjar i Elvana Gjates) qe eshte detyruar te vetmbrohet po me armen e njerit prej sulmuesve te “bandes” se Martinit!

Gjthashtu prokuroria dyshon se Martinaj ka qelluar me arme dhe per kete fakt i jane marr mbetjet ne duar dhe jane derguar ne laborator per ekzaminim, ku thone se po nderhyjne disa zyrtare te policise dhe ish-zyrtare per ta perjashtuar kete dyshim!

Ne vendin e ngjarjes, thuhet se jane fiksuar rreth 30 vrima plumbash ne mur, kolona, te shkrepura nga disa drejtime e ne lartesin e njeriut qe provon se nuk jane shkrepur vetem 11 plumba dhe eshte qelluar drejt dhe jo ne ajer!

Eshte ngrit dyshime se R.Popesku pronari i lokalit nuk thote te verteten, pasi po tenton te perjashtoj nga perplasja direkte Ervis Martinajn duke mos dhene detaje per personat e tjere qe kishin arme dhe qe kane qelluar!

Prokuroria mesohet se eshte vene ne kerkim edhe te nje pistolete me leje (jo e ushtarakut) nga e cila jane shkrep disa plumba ne lokal!

Mesohet gjithashtu se kamerat e lokalit “Bilioneri” perball vendit te krimit jane fshire me dashje pasi aty jane fiksuar personat para dhe pas sherrit duke u larguar!

V.O. Ne ditet ne vazhdim tjerat….

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...