Jetëgjatësia do të rritet. Spanja rrëzon nga froni Japoninë, SHBA-Kinë përmbysen

E mërkurë, 17 October 2018 22:53

Jetëgjatësia në vitin 2040 pritet të rritet në të gjithë botën, por klasifikimet e deritanishme do të shkunden, me Spanjën që do të dalë e para në renditje, ndërsa Kina dhe SHBA do të këmbejnë vendet.

Sipas kërkuesve, me një jetëgjatësi mesatare prej 85.8 vitesh, Spanja, e cila më herët ka qenë në vendin e katërt, do të rrëzojë nga froni Japoninë, që kryeson aktualisht me një jetëgjatësi mesatare prej 83.7 vitesh.

Ndërkohë, në një ndryshim që nga shumëkush mund të mendohet se reflekton ndryshimin e balancave të fuqisë, dy ekonomitë më të mëdha të botës do të këmbejnë pozicionet; Shtetet e Bashkuara do të bien nga vendi i 43-të në atë të 64-t, me 79.8 vite jetëgjatësi mesatare, ndërsa Kina do të ngjitet nga vendi i 68 në të 39-in, me 81.9 vite jetëgjatësi mesatare në vitin 2040.

Sipas studiuesve, kjo ngritje e Spanjës vjen mbi të gjitha për shkak të dietës mesdhetare që ndiqet atje. Të njëjtat tendenca të rritjes së jetëgjatësisë mesatare kanë edhe vendet e tjera të Europës Jugore dhe asaj Juglindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Përveç stilit të jetesës, faktorë të tjerë që ndikojnë te jetëgjatësia janë edhe sëmundjet, ndotja e ajrit, duhanpirja etj..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...