Testohen mësuesit por edhe përfitojnë rritje page, ja sa do të paguhen shtesë

Diel, 15 Prill 2018 14:16

Vetëm një javë i ndan mësuesit nga provimi, nga i cili përftojnë jo vetëm rritje profesionale, por edhe financiare. Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gert Janaqi, në një intervistë për gazetën jep disa detaje të provimit dhe benefitet që do të kenë arsimtarët, që rezultojnë kalues.

Këta të fundit do të përfitojnë nga 700 deri në 2800 lekë më tepër mbi pagën bazë. Rritja, sipas Janaqit, do të reflektohet nga muaji korrik, pas përfundimit të vlerë- simit dhe ankimimit të tezave. Ndërsa ata që nuk marrin pragun minimal të pikëve, e vetmja gjë që humbasin është shtesa mbi pagë, pasi testimin për kualifikim kanë të drejtë ta përsërisin deri në tri herë. Lidhur me zhvillimin profesional të më- suesve, drejtori i IZHA-s mohon të ketë ende mësues me vjetërsi të madhe në punë, e cila nuk përputhet me shkallën e kualifikimit që ata gëzojnë aktualisht. Qëllimi primar i këtij procesi kualifikimi, sipas tij është zhvillimi profesional.

Për pak ditë, mësuesit që përmbushin kushtet do t’i nënshtrohen provimit të kualifikimit. Çfarë ka ndryshuar nga vitet e kaluara?

Kualifikimi është proces që organizohet çdo vit dhe lidhet me rritjen në kategori të mësuesve. Edhe këtë vit, testimi do të bazohet në po të njëjtat udhëzime si edhe vitet e kaluara. Formati i testit si dhe vlerësimi i testeve do të realizohet në të njëjtën mënyrë.

Çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit gjatë këtij procesi?

Testimi i kualifikimit të mësuesve përmban dy pjesë. Pjesa e parë i referohet formimit psiko-pedagogjik të mësuesit dhe përmban kërkesa që lidhen me programin lëndor, metodologjinë, vlerësimin, dokumentacionin, komunikimin dhe etikën si dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë i referohet përmbajtjes shkencore të lëndës dhe profilit përkatës.

Sa mësues janë regjistruar për të marrë pjesë në testim?

Gjatë këtij viti shkollor janë regjistruar gjithsej 2994 mësues, të cilët do të marrin pjesë në testimin që është parashikuar të bëhet në datën 21 prill.

Në bazë të rregullores, mësuesit kanë të drejtë që deri në tri herë të ritestohen. Ç’ndodh me ata që rezultojnë jokalues në të tria mundësitë?

Kualifikimi i mësuesve ka si qëllim zhvillimin profesional të mësuesve dhe finalizimin e këtij zhvillimi profesional me rritjen në kategori. Sigurisht që, mësuesit që rezultojnë jokalues në të tria mundësitë kanë nevojë për të evoluar në zhvillimin e tyre profesional dhe plotë- suar edhe më shumë standardet e mësuesit.

Gjatë kohës që keni qenë në krye të IZHA-s, ka pasur raste të tilla? Nëse po, sa?

Ky informacion nuk vjen deri në IZHA, pasi janë DAR/ZA-të, të cilët verifikojnë të gjithë dokumentacionin në bazë të kritereve të vendosura në udhëzimin e ministrit, ndërkohë që ne si IZHA kemi vetëm databazat e mësuesve, që plotësojnë të gjitha kriteret për të hyrë në testim.

A ka ende raste mësuesish me mospërputhje midis vjetërsisë së punës dhe kategorisë së kualifikimit?

Sipas kritereve të përcaktuara në udhëzim, mësuesit duhet të përmbushin kriteret e vjetërsisë në punë si më- sues për të fituar kategorinë përkatëse të kualifikimit. Këtë verifikim e bën DAR/ ZA-të sipas dokumentacionit në punë që disponon më- suesi, por në përgjithësi nuk kemi pasur raste të mospërputhjes.

Përveç kualifikimit, më- suesit fitojnë edhe një shtesë në pagë. Sa është ajo për tri kategoritë?

Rritja është 5% për kategorinë e tretë “Mësues i kualifikuar”, 10% për të dytën, “Mësues specialist” dhe 20% për kategorinë e parë “Më- sues mjeshtër”, e pagës së grupit që i përkasin.

Në ç’muaj hyn në fuqi rritja?

Rritja e pagës do të hyjë në fuqi në muajin korrik./ Panorama.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...