Kursi i këmbimit, Dollari amerikan e mbyll javën në epërsi ndaj lekut – Euro blihet me 125 lekë

Premte, 19 October 2018 10:09

Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rritje. Valuta është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës kombëtare me plot 0.5 lekë për njësi nga dita e djeshme. Monedha është ngjitur këtë të premte në kuotën e 109 lekëve. Ndërkohë, euro vijon të luhatet sërish në tregun valutor vendas. Sot monedha ka shfaqur një tendencë të lehtë rritje me 0.1 lekë për njësi dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 125 lekë blerje dhe 125.7 lekë në shitje. Ndërsa, vlera aktuale e paundit britanik ashtu si edhe një ditë më parë vijon të mbetet në nivelin e 142 lekëve. Guvernatori i Bankës së Anglisë ka paralajmëruar luhatje të mëdha për monedhën britanike, ku sipas tij kursi i këmbimit do të pësojë lëvizje të mëdha nga negociatat me Bashkimin Europian. Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është rritur me 0.3 lekë për njësi, duke u ngjitur në nivelin e 77.3 lekëve. Ndërkohë, tendencë rritje ka shfaqur ditën e sotme edhe dollari kanadez me 0.2 lekë dhe këmbehet sot për 83.2 lekë në blerje dhe 84 lekë në shitje. Franga zvicerane po ashtu ka shfaqur epërsi ndaj lekut. Monedha është forcuar me 0.4 lekë për njësi dhe fiksohet sot në kuotën e 109.2 lekëve.

kursi-19-tetor.jpg

 

Modifikuar më Premte, 19 October 2018 10:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...