Guvernatori Sejko në ceremoninë e Banka IntesaSanPaolo Albania, për 10-vjetorin e operimit në Shqipëri

Premte, 19 October 2018 10:18

Në datën 18 tetor 2018, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Banka IntesaSanpaolo Albania (ISP Albania), me rastin e 10-vjetorit të operimit të saj në Shqipëri dhe inaugurimin e zyrave të reja në Tiranë.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të lartë të sistemit financiar e bankar, bashkëpunëtorë të Bankës ISP Albania, klientë dhe punonjës të saj.
Aktiviteti u hap nga fjalët përshëndetëse të z. SilvioPedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm i ISP Albania, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, z. BozoPrka, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të ISP Albania, Sh.T.ZAlbertoCutillo, Ambasador i Republikës së Italisë në Tiranë, z. ErionVeliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë si dhe të z. AlessandroDordolo, Drejtor i Burimeve Njerëzore të filialeve të ISP.
Në fjalën përshëndetëse, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, u shpreh se ndër vite, sistemi bankar e vetë ekonomia shqiptare kanë kaluar shumë etapa e janë zhvilluar në vazhdimësi. Në këtë kontekst, ai shtoi se sot ekonomia e vendit shfaqet me tregues mjaft të mirë, si dhe me një sistem bankar të mirëkapitalizuar, likuid e me një gamë shumë të pasur produktesh e shërbimesh, që i ofrohen një baze të gjerë klientele, individësh e kompanish.
Guvernatori Sejko nënvizoi se në këto 10 vite, Banka ISP Albania ka njohur një zhvillim dinamik, duke ridimensionuar aktivitetin në përgjigje të ndryshimeve të tregut dhe strategjisë së saj, si dhe duke ndjekur një qasje prudenciale në menaxhimin e rreziqeve, shprehur në ecuri të qëndrueshme pozitive të treguesve të saj të performancës.
Në vijim, ai theksoi se Banka ISP Albania ka menaxhuar me sukses iniciativën më të fundit strategjike lidhur me përthithjen e një banke tjetër të sistemit, duke shmangur ndikimet e mundshme negative, si në aspektin operacional, ashtu edhe komercial.
Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka ISP Albania vijon të ruajë rolin e saj si mbështetëse dhe financuese e sipërmarrjeve private dhe publike, duke u orientuar nga sektorët që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe përbëjnë shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në vend.
Në përfundim, Guvernatori Sejko u shpreh pozitivisht lidhur me investimet e institucioneve të tilla, të cilat sjellin eksperiencën dhe kulturën e bankingut evropian në ofrimin e shërbimeve për korporatat dhe klientët individë. Ai nënvizoi se është një shenjë mjaft e mirë për ekonominë dhe sektorin bankar, që një investitor dhe partner serioz si Banka ISP Albania bën sot një tjetër hap drejt konsolidimit dhe pozicionimit të saj në tregun shqiptar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...