Familjet shqiptare të prirura për kursim, vetëm 17% te të ardhurave shtesë i çojnë në konsum

Premte, 19 October 2018 17:05

Afërisht 20 për qind e çdo të ardhure të shtuar në familjet shqiptare shkon në konsum. Një studim i ekspertëve Elona Dushku, Ola Çami në Bankën së Shqipërisë në lidhje me përgjigjen e konsumit të familjeve shqiptare ndaj ndryshimeve në të ardhura tregojnë një lidhje pozitive midis rritjes se të ardhurave, vlerës së shtëpisë dhe konsumit.
 
Duke analizuar të dhënat e anketës së buxhetit të familjeve për disa vite rresht, ekspertët e Bankës vërtetuan se në çdo 1 lekë të rritjes së të ardhurave, familjet shqiptare e rrisin konsumin
me 0.17 lekë dhe se 1 lekë shtesë e vlerës së shtëpisë e rrit konsumin e tyre me 0.01 lekë. Pra rreth 17 për qind e të ardhurave shtesë shkojnë në konsum, ndërsa çdo një lekë të shtuar në vlerës e shtëpisë 0,1 % shkon për rritje të konsumit.
 
Vlerësimet e marra ndaj totalit të ardhurave tregon se familjet shqiptare nuk e ndryshojnë apo e axhustojnë shumë nivelin e konsumit të tyre ndaj ndryshimeve të të ardhurave.
 
Ekspertët e BSH pohojnë se një ndër arsyet ka të bëjë me faktin që familjet, duke qenë të pasigurta për nivelin e të ardhurave të tyre, preferojnë më së shumti t’i kursejnë paratë shtesë se sa t’i konsumojnë ato.
Kjo vjen edhe sepse niveli i të ardhurave të familjeve shqiptare është relativisht i ulët, si dhe vërehet një nivel i lartë heterogjeniteti midis familjeve.
 
Nga ana tjetër, vlera e ulët e konsumit ndaj ndryshimit të vlerës së shtëpisë tregon që jo të gjithë
konsumatorët mund ta ndryshojnë, ta rrisin apo ta ulin konsumin në përgjigje të ndryshimeve të vlerës së shtëpisë.
 
Në gjykimin ekspertëve të BSH-së, kjo vjen për shkak se pjesa më e madhe e pronarëve të shtëpive presin që të qëndrojnë në atë shtëpi për një kohë të gjatë, dhe kjo i bën ata indiferentë ndaj ndryshimeve të çmimit të shtëpisë apo të çmimit të qirasë.
 
Rezultatet kanë evidentuar se individët e moshuar reagojnë më shumë ndaj goditjeve të pasurisë, pasi atyre u ka mbetur një periudhë më e shkurtër kohe për të shpenzuar apo konsumuar pasurinë e re të akumuluar.
 
Rezultatet tregojnë se kryefamiljarët me moshë të re kanë një konsum më të lartë ndaj të ardhurave shtesë se sa vlerës së shtëpisë.
 
Duke përdorur të dhënat individuale të 17,000 familjeve nga Anketa e Nivelit të Jetesës gjatë
4 anketave në periudha të ndryshme, studimi i ekspertëve të BSH-së vlerëson se prirja marxhinale për konsum ndaj të ardhurave luhatet në intervalin 0.14-0.17 %, ndërsa ndaj pasurisë reale luhatet në intervalin 0.01-0.06 %.
 
Rezultatet luhaten në varësi të moshës së kryefamiljarit dhe të karakteristikave të familjes. Kështu, vlerësimet tregojnë që në familjet ku mosha e kryefamiljarit është në intervalin 35-65 vjeç, familjet janë më pak të ndjeshme ndaj ndryshimit të të ardhurave, përkundrejt familjeve ku mosha e kryefamiljarit është e re (poshtë 35 vjeç). Ndërsa për familjet ku mosha e kryefamiljarit është mbi 65 vjeç, vërehet një reagim më i madh ndaj ndryshimeve të pasurisë reale në krahasim me grupet tjera. Vlerësimet janë në linjë me atë çfarë modeli i ciklit të jetës sugjeron për sjelljen e konsumatorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...