Meta takim me Grossruck: Bashkëpunimi nevojë për rritjen e integrimit të qyteteve tona me ato evropiane

Premte, 19 October 2018 22:05

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruck, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja dhe një ekip zjarrfikësish dhe ekspertësh austriakë të fushës së emergjencave civile.

Presidenti Meta falënderoi Grosssruck dhe miqtë austriakë për ndihmën me makineri zjarrfikëse, pajisje dhe trajnime që i kanë ofruar Bashkisë së Kavajës.

Kreu i Shtetit vlerësoi në veçanti përkujdesjen e partnerëve europianë ndaj përpjekjeve të autoriteteve vendore për shërbime që ndikojnë në jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

“Për ne, – theksoi Presidenti Meta, “është shumë i rëndësishëm forcimi, aftësimi dhe modernizimi i strukturave të Pushtetit Vendor për të realizuar shërbime publike sa më cilësore për komunitetin.

Fakti që kjo ndihmë vjen mbi bazën e bashkëpunimit me qytetin austriak Grieskirchen është një tregues i nevojës në rritje për integrimin e qyteteve tona me simotrat europiane”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta përgëzoi miqtë austriakë dhe shprehu përkrahjen dhe falënderimet ndaj të gjitha iniciativave dhe kontributeve ndërkombëtare në adresë të qeverive vendore në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...