Tsipras e pranon: Dhamë 1 mln euro për portalet shqiptare

Saturday, 20 October 2018 20:58

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka pranuar se Greqia financon prej vitesh përmes "fondit sekret" media dhe gazetarë të huaj për t'i shërbyer interesave politike të Athinës.

Pas skandalit që ka përfshirë Greqinë ditët e fundit, për financime të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, kreu i qeverisë greke ka dhënë shpjegimet e tij. Vetëm për muajin tetor rezulton se Greqia ka paguar për mediat në Shqipëri shumën e 1 milionë euro, ndërsa e gjithë kjo veprimtari në disa vite ka kushtuar 45 milionë euro. Para këto të financuara në media, gazetarë dhe shoqata jofitimprurëse.

Tsipras ka pranuar ekzistencën e fondeve sekrete në Ministrinë e Jashtme, duke deklaruar se kjo politikë ekziston prej vitesh dhe të gjithë e dinë këtë.

E kam diskutuar këtë debat që kur ishim në opozitë, në vitin 2011, kemi diskutuar për procedurën sa i përket transparencës së përdorimit të fondeve. Kemi krijuar një procedurë transparente për fondet sekrete. Nuk ka keqpërdorim të këtyre fondeve pa një firmë nga urdhëruesi, jo siç ndodhte më përpara që i shpërndanin majtas e djathtas nëpër qese të zeza. Çdo vend që respekton veten e tij e ka për detyre të përdore një politike të jashtme ku të mbështetet, Prandaj fondet sekrete janë një domosdoshmëri veçse ndokush ka kundërshtime. Debati që po behet kohet e fundit po behet në mënyrë të turpshme nga një pjesë e shtypit opozitar synon pikërisht të godasë këtë procedurë transparente.

Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm pas një debati për "fondet sekrete" me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos. Reagime për skandalin që ka shpërthyer në Greqi ka pasur edhe në Shqipëri. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, e cilësoi emergjencë kombëtare dhe kërkoi nga presidenti i Republikës Ilir Meta mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Ndërsa historiania Eleni Kocaqi tha për Report Tv se skandali është edhe më i madh. Sipas saj, përmes këtyre financimeve të paligjshme Greqia ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe ka ndikuar opinionin publik.

Skandali që ka përfshirë Greqinë rikthen edhe njëherë në qendër të vëmendjes debatin për mediat online në Shqipëri. Qeveria vendosi një ultimatum 72 orësh këtë javë për pajisjen e tyre me NIPT me qëllim transparencën e financimeve dhe rezulton se të paktën 44 portale të paregjistruara tashmë janë regjistruar pranë QKB.

Zhvillimet orë pas orë në Greqi

Ora 15:50

Kotzias dorëzon postin: Greqia gati të zgjerojë me 12 milje ujërat territoriale

Ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e tij. Në ceremoninë ku i kaloi postin kryeministrit Aleksis Tsipras, Kotzias ka thënë se Greqia është gati të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje detare, raporton Ekathimerini. Kotzias tha se: ‘Është e rëndësishme një politikë zgjerimi e sovranitetit të vendit, që prej kohës kur Greqia përfshiu ishujt Dodecanese. Dekretet presidenciale janë gati’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...