Laboratori në Has, policia nuk e di ku u zhduk pakoja me heroinë

Hënë, 22 October 2018 16:53

Laboratori i drogës që u zbulua së fundmi në Has ka qenë fillesa e operacionit i cili u finalizua mbrëmjen e së dielës, 21 tetor, me arrestimin e 27 personave dhe shpalljen në kërkim të 6 të tjerëve, si pjesë e dosjes voluminoze, hetimi i së cilës ka nisur dy vjet më parë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi 44 urdhërarreste si dhe udhëroi 100 kontrolle banesash të personave të dyshuar për implikim në trafiqe që janë përmendur gjatë përgjimeve.
Për disa prej tyre ka pasur informacion nga homologët, dhe konkretisht Gjermania.
Një nga personat banesa e të cilit u kontrollua të dielën ishte ajo e Lulzim Berishës, një nga anëtarët e Bandës së Durrësit, i cili po kryen pjesën e mbetur të dënimit në liri me kusht.
Në banesën e tij policia nuk arriti të gjente asgjë që mund ta implikonte.
Mësohet se emri i Berishës ka dalë gjatë përgjimeve ku Avdylajt e shihnin si një mundësi për trafikimin e lëndës narkotike e cila përpunohej në laboratorin e Hasit dhe shpërndahej për në vëndet e BE-së.
Largimi i një pakoje me sasi të konsiderueshme droge, nga laboratori i Hasit ka ngjallur dyshime se ajo mund të ishte në banesën e Berishës, por më pas ka rezultuar se nuk ishte e vërtetë.
Megjithatë sasia e larguar pak orë para kontrollit nuk ka rënë në duart e policisë dhe nuk dihet kush ka qenë destinacioni apo personi që e ka marrë përsipër transportin
Hetuesit thanë se po vijojnë kontrollin në disa qytete të Shqipërisë ku ka informacion se ka persona të implikuar në trafikun e drogës që mësohet se ka përdorur dy linja për trafikim, atë të Shëngjinit dhe Semanit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...