Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një makinë tip “Smart” ka humbur kontrollin përballë Gjykatës së Tiranës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i makinës ka pësuar dëmtime të lehta. Policia ka shkuar në vendngjarje. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit.