Mos dilni nga shtëpia pa lexuar parashikimin e motit për sot!

Tuesday, 23 October 2018 08:04

Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira të dendura dhe shira të izoluar paraqiten në ekstremet verior-jugor. Në lartësinë mbi 1400 metra do të shfaqen reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten në vlera konstante të mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 4 deri në 22 gradë Celcius.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2-3 ballë.

Login to post comments