"Babi do arkëtojë 500 mijë euro", përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

Tuesday, 23 October 2018 18:31

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në vend të goditura nga operacioni "Volvo 4", rezulton që shtetasi Hajri Seferi, ndërmjetës midis grupit kriminal të "Avdylajve" në Shijak dhe grupit të Delvinës, merrej me transport, shitje, trafikim dhe tregtim të drogës.

Përfitimet e mëdha të siguruara nga ky aktivitet, sipas Prokurorisë, i ka investuar në pasuri të ndryshme. Në kuadër të këtyre akuzave, prokuroria thotë se i ka bazuar edhe në përgjimet telefonike por edhe të konfirmuara nga vëzhgimet.

Kështu, më datë 5 prill 2018, i dyshuari Hajri Seferi, komunikon me një person tjetër që sipas prokurorisë dyshohet se është babai i tij, ku flitet për investimin e një shume të madhe parash prej 500 mijë eurosh.

Përgjimi: 

-Hë babë..na foli i herë kësaj...
-Po bre ma kalo
-Alo mirëmëngjesi Hajri. 
-nga T.B. Jam E..,ka ardhë babi kty dhe do të baj një veprim thotë, do hapi llogari të arkëtojë 500 mijë Euro sepse thotë do bëjë pagesat e firmave, tani ma sqaron ni çikë si domethënë, për qa hapet llogaria...
-Sepse do paguhet firma pra..
-Do paguhet firma po me kontratë...
-Po sa do jetë vlera e investimit sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari indidivudale firma, nëse nuk ke një dokument përkatës..."

Sipas Prokurorisë, nga verifikimet nuk rezulton që shtetasi Hajri Seferi apo ndonjë i afërm i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime se këot transaksione të kenë ardhura nga aktiviteti kriminal.

Prokuroria sqaron se më 14 korrik 2018, në automjetin tip Volvo të shtetasit Hajri Seferi, është vendosur një pajisje për përgjim Audio dhe lokalizim. Në të njëjtën ditë kur është vendosur pajisja, drejtuesi i mjetit bisedon me një shtetas jashtë makinës në orët e pasdite.

Përgjimi për çmimin e kanabisit: 

Drejtuesi i mjetit: A më kuptove çar të kam thonë apo jo? 
Shtetasi: A për atë gjysën apo jo? 
Drejtuesi i mjetit: Po! 
Shtetasi: Me atë çmim që të thashë dje. 
Drejtuesi i mjetit: Jo! 
Shtetasi: Sma lë ma lirë për Zotin. 
Drejtuesi i mjetit: 32 e gjys merre. 
Shtetasi: Ja t'i them 
Drejtuesi i mjetit: Do ikësh të bish 200 copë ose 300 nesër. Ik merr 200 copë e po mi nis me atë çmim 33 tha ai? 
Shtetasi: 34 pra. 
Drejtuesi i mjetit: Jo 34..q..motrën....Për një muaj e gjysmë kontrolle të rrepta. Është ai, më kërkoi 200 sot, 300 nesër. 
Shtetasi: Ashtu si kena bo bashkë dy tri gjona shpejt e shpejt ene mu më ke neru se unë nji 500 e kam fut në xhep bam ba.

Përgjimi po atë natë rreth orës 20:43
"Në mjet hipën një shtetas dhe i thotë se 300 euro të pata ngel parë ke 700 shja dhe ke 7000. I kom numëru vet të gjitha. 
Drejtuesi i mjetit numëron një sasi lekësh".
Në mjet hipën një tjetër shtetas për t'i dhënë një sasi lekësh, 200 euro dhe 300 euro shtetasi:

ShtetasiKëtu ke 50 euro tepër, ke 220 mijë lek. Dhe tashti të kam dhe një mijë.
Shtetasi numëron një sasi lekësh dhe thotë se kam 1600 euro dhe duhet të jenë 6800 euro.

Sipas prokurorisë, në bazë të përgjimeve të përputhura edhe me provat e tjera rezulton i ilustruar më së miri aktiviteti kriminal nga veprimet, takimet, shitja e "mallit", cilësia, çmimi, pazaret, etj. Gjithashtu, tregon lidhjet e tyre shoqërore, shitjen e lëndës në automjet, vendi i takimit tek një bar në Maminaz në zonën e Shijakut ku edhe jeton Hajri Seferi dhe lidhjet e tij kriminale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...