“Një nga operacionet më të sofistikuara që kemi parë”

E mërkurë, 24 October 2018 09:40

Dy shqiptarë akuzohen se janë përfshirë në një fabrikë kanabisi që prodhonte drogë me vlerë që mund të shkonte deri në 750.000 Paund.

Adeljan Oshafi, 31 vjeç, u paraqit në gjykatën britanike në Cheltenham ku edhe e pranoi se ishte fajtor për prodhim kanabisi në një banesë që ishte kthyer në një fermë mes rrugës Hale Lane dhe Northgate Street. Sëbashku me Oshafin akuzohet edhe një tjetër shqiptar. Ai është Neim Bakia, 23 vjeç. Ai nuk shfaqi pendesë në seancën gjyqësore.

Policia e zbuloi fabrikën të premten. Ata gjetën dy kate me qindra rrënjë kanabisi, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në skenën e ngjarjes kishte aq shumë materiale saqë oficerëve iu desh një pjesë të mirë e të shtunës që t’i sekuestronin të gjitha.

Prokurori Jeremy Oliver tha se në fabrikë gjendeshin 963 bimë. Vlera e tyre mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 Paund.

“Elektriciteti vidhej. Është një nga operacionet më të sofistikuara që kemi parë”, tha Oliver.

Prokurori kërkoi që 31-vjeçari Oshafi të mos lirohej me kusht pasi sipas tij, shqiptari mund të kryente krime të tjera dhe të mos paraqitej në seancat e ardhshme gjyqësore. Ndërkohë, avokatja e Oshafit tha se roli i tij në këtë ngjarje ishte thjeshtë si “kopshtar”, duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët.

“Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”, tha ajo.

Ndërkohë vendimi për të dy të rinjtë pritet të merret më 23 Nëntor.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...