Mungesa e korrektesës në pagimin e faturave u kushtoi shqiptarëve 7 milionë euro në 8 muaj

E mërkurë, 24 October 2018 10:31

Pagesa në kohë e faturave eviton gjithmonë penalizimet por ka nga ata që për hir të harresës apo pamundësisë mund të mos i paguajnë në kohë ato.

Në 8 muajt të këtij viti pagesa e vonuar e faturave të energjisë u ka kushtuar konsumatorëve shqiptarë 7 milionë dollarë më shumë sesa vlera reale e faturimit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga janari në gusht janë arkëtuar 5.19 milionë fatura me kamatëvonese të cilat i përkasin në një masë më të madhe faturave të prapambetura të këtij viti dhe në një masë më të vogël faturave edhe më të vjetra të cilat vijojnë të paguhen sipas skemës së aktmarrëveshjeve të nisur prej vitesh nga OSHEE. Mesatarisht çdo muaj janë mbi 300-500 mijë fatura që paguhen me vonesë.

Në total për janar-gusht OSHEE ka faturuar 63.5 miliardë lekë deri në korrik ndërkohë që arkëtimet ishin 61.4 miliardë lekë.

Arkëtimet në muajin aktual pra në gusht 2018 sipas të dhënave zyrtare ishin me një mesatare 96.6për qind nga të cilat 64.4 për qind është mesatarja e arkëtimit të faturave korente. Këto fatura janë ato që paguhen në kohë për muajin paraardhës dhe nuk kanë kamatëvonese të përfshirë.

Sakaq mesatarisht 24.3 për qind janë fatura të arkëtuara që i përkasin vitit aktual pra nga janari deri në korrik 2018 dhe që kanë një pjesë kamatëvonesë. Rreth 8.5 për qind janë arkëtime që I përkasin faturave më të vjetra sesa viti 2018 që në një pjesë përfshijnë edhe atë kategori që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura.

Në fund të 8 mujorit OSHEE raportoi se në sistem kishte të regjistruar 1,209,958 klientë të lidhur në rrjet të cilëve u është gjeneruar një faturë konsumi. Nga ky total mesatarisht mbi 200 mijë fatura çdo muaj emetohen me lexim zero që zakonisht janë shtëpitë e dyta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...