Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori i Apelit Bujar Sheshi

E mërkurë, 24 October 2018 13:51

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi. Vendimi u mor nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa.

Megjithëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raportoi se Sheshi ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, KPK, gjatë hetimit administrativ të saj, nuk gjeti shkelje dhe burime të paligjshme pasurie.

Sipas DSIK-së, prokurori Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Në lidhje me vlerësimin profesional, KPK shkruan se nuk ka pasur masa disiplinore apo denoncime ndaj prokurorit Sheshi.

Login to post comments