Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Mësohet se disa momente më parë, një makinë tip Nissan ka përplasur 30 dele në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Vanistër, të cilat ishin duke kaluar për në anën tjetër të rrugës.
Policia është telefonuar nga bariu i cili ruante kopenë e bagëtive, i cili ka treguar se drejtuesi i Nissanit ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi të lartë, ndërsa emri i tij ende nuk është bërë i ditur.
Fatmirësisht nga përplasja ka shpëtuar bariu i cili është shmangur kur ka parë mjetin që vinte me shpejtësi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.