Surprizon moti, fillojnë reshjet e para të borës

E mërkurë, 24 October 2018 22:15

Ditën e nesërme pritet të ketë reshje të dobëta shiu kryesisht në zonat malore.

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon që ditën e nesërme të ketë edhe reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1500m.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 14 °C në vendet malore.

Njoftimi i plotë i IGJEUM:

RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.24) dhe nesër (e enjte, dt.25) reshjet priten të dobëta ose lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri në lartësitë mbi 1500m mund të ketë reshje të dobëta dëbore.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 21 °C
në vendet e ulëta: 8 / 20 °C
në vendet malore: 1 / 14 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.24) dhe nesër (e enjte, dt.25) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Modifikuar më E mërkurë, 24 October 2018 22:17
Login to post comments