Identifikohet “Relikti i artë misterioz” pas 150 vite kërkimesh

E Enjte, 25 October 2018 06:50

Origjina e një relikti misterioz të artë është identifikuar pasi i la arkeologët të habitur për pothuajse 150 vjet. Pllaka e artë e vogël dhe e sheshtë u zbulua së bashku me një skelet femër dhe një monedhë në një vendndodhje të varfër në nën stacionin York në vitin 1872. Pas më shumë se një shekulli intrigash, një ekip në Muzeun e Yorkshire – së bashku me ekspertë nga e gjithë bota – kanë zbuluar se është një pllakë romake që daton nga shekulli i tretë.

Pllaka 1.800 vjeçare është shembulli i vetëm i këtij lloji në Britani dhe është një nga vetëm 23 të zbuluara në mbarë botën. Pllaka përdorej për të mbuluar gojën e një trupi të vdekur dhe ekspertët thanë se zakonisht përdorej vetëm individët me status të lartë por ende nuk është zbuluar misteri se si dhe pse u përdor, pavarësisht teorive duke përfshirë atë të një objekti magjik ose medicinal për të mbrojtur personin në vdekje, apo një talismani të keq për t’i heshtur ose për t’i mbajtur ato. Kujdestari i arkitekturës së muzeut të Yorkshire Adam Parker tha se po planifikon të kryejë më shumë teste në skeletin e femrës për të hedhur më shumë dritë në vetë pllakën e gojës.
Gruaja e gjetur me pllakën e monedhës besohet të ketë qenë midis 18 dhe 30 vjeç kur vdiq, dhe përveç pllakës u varros me një monedhë të rreme argjendi të datuar ndërmjet 202 dhe 210. Monedha, e cila ishte prej bakri me një larë argjendi mbi krye , kishte fytyrën e Septimius Severus në njërën anë dhe Fortuna, perëndeshës së fatit nga ana tjetër. Severus ishte perandor romak nga viti 193 deri në vdekjen e tij në York në vitin 211, por nuk është e qartë nëse gruaja ishte varrosur gjatë kësaj periudhe apo më vonë.

Login to post comments