Parashikimi i motit për ditën e sotme

E Enjte, 25 October 2018 08:02

Moti i kthjellët dhe vranësira e lehta dominojnë të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore-verilindore ku vranësirat do të jenë më të dendura. Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja vijojnë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare mbeten dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale deri në -1°C. Ndërsa mesdita do të ruajë maksimumin në rang territori 23 °C.

Era do të fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë.

Login to post comments