×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shembja e teatrit/ Revoltohet Julian Deda: “Politikanë të babëzitur dhe artistë pa shtyllë kurrizore”

E Enjte, 25 October 2018 16:48

Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar me vetëm votat e mazhorancës, ligjin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, gjë që ka sjellë reagime të shumta. Ndër ta ka është edhe, aktori i humori Julian Deda i cili zbulon arsyet pse mund të shembet godina e Teatrit. Deda thekson se ne drejtohemi nga njerëz të papërgjeshëm që s’kanë limite kur fjala vjen për shkatërrimin e vendit.

Në reagim Julian Deda nuk kursen edhe artistët, të cilët i cilëson si njerëz që i përulen kryebashkiakut, Erion Veliaj.

“Prandaj nuk na merr njeri seriozisht ne, prandaj na shkelin me kembe pushtetarët dhe mirë na e bëjne, prandaj jemi të varfer, sepse nuk hapim dot gojën”, shkruan ai.

Postimi i tij

Nese Teatri shembet, nuk ndodh sepse eshte godine e vjeter dhe nuk mban por per dy arsye te tjera.

  1. Sepse drejtohemi nga njerez te papergjegjshem, te babezitur dhe qe s’kane limite kur vjen puna per ta shkaterruar kete vend oer hesap te xhepit te tyre. 2. Sepse ka artist pa shtylle kurrizore, qe falen te tempulli i Erion Veliajt zarit te Edi Rames duke harruar se kishin premtuar se do shtriheshin aty dhe se fadroma do kalonte mbi trupat e tyre nese do guxonte.

Prandaj nuk na merr njeri seriozisht ne, prandaj na shkelin me kembe pushtetaret dhe mire na e bejne, prandaj jemi te varfer, sepse nuk hapim dot gojen.

Login to post comments