Vlora, e preferuara e mafies italiane, Durrësi porta e “ngarkesave” Ballkanike

Premte, 26 October 2018 19:19

Gazetari italian, Dario De Luca, i cili vuri në lëvizje autoritetet italiane dhe ato shqiptare për grupin e “Habiljave”, sot ka bërë një shkrim, i cili përmban deklarata të forta.
Ai shprehet se mafia italiane e sheh qytetin bregdetar të Vlorës, si vendin ideal për investime. Përmes një shkrimi në formë “blogu” të publikuar këtë të premte nga prestigjiozja italiane “La Repubblica”, ai tregon një skenar të lidhjeve mes mafias shqiptare dhe asaj italiane.
Duke u ndalur te pika strategjike, e cila konsiderohet Vlora, gazetari Luca shprehet: “Qyteti i Vlorës është ndër favoritët për investimet e mafieve italiane në sektorin e restoranteve dhe lojërave të fatit”.
Ai tregon mes tjerash se edhe qyteti i Durrësit është konsideruar, konsiderohet dhe do të vijojë të mbetet si rruga apo porta e “ngarkesave” Ballkanike.

Login to post comments