Masakra në Mat/ Autori tenton vetëvrasjen, ngjarja në qeli që u mbajt sekret

Saturday, 27 October 2018 16:13

Kujtim Koxha është transferuar në këtë institucion, pasi Gjykata e këtij rrethi vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”

Ngjarja ku 54-vjeçari tentoi vetëvrasjen mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës, por është mbajtur sekret nga zyrtarët e këtij institucioni. Vetëm një ditë pas krimit të kryer në fshatin Shëlli të zonës së Macukullit, Koxha ka shfaqur shenja pendese dhe çekuilibri mendor. Këtë ai e tregoi edhe gjatë masës së sigurisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat. Specialistë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Burgun e Burrelit, pohuan se 54-vjeçari ka kërkuar që të shkojë në tualet, por aty ai tentoi vetëflijimin nëpërmjet telave të korrentit.

“Koxha kërkoi të shkonte në tualet. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”, ka pohuar gardiani i Burrelit para eprorëve të tij teksa ka raportuar ngjarjen.

Gardianë të Burgut të Burrelit saktësojnë se që prej datës 15 tetor 2018, autori i masakrës së Shëlliut në Njësinë Administrative Macukull ka shfaqur shenja çrregullimi mendor.

Ai nuk flet me askënd, del shumë pak në ajrim, ushqehet shumë pak. Të afërmit nuk e kanë takuar, por kjo dyshohet për shkak të zonës së largët ku ndodhet e shoqja, pasi kjo e fundit pas ngjarjes deklaroi për “Panorama” se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë që ka ndodhur.

Ndërkaq, fëmijët e Koxhës mësohet se jetojnë jashtë vendit. Pas tentativës për t’u vetëvrarë, gardianët kanë shtuar masat e ruajtjes së tij. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po hetohet nëse linja elektrike është lënë në atë gjendje për shkak të neglizhencës nga punonjësit e institucionit apo të dënuarit kanë realizuar nxjerrjen e telave të korrentit në sipërfaqe.

Po hetohet gjithashtu administrata e këtij institucioni për moszbatim të rregullave brenda mjediseve të burgut. Prokurori ka pyetur edhe Koxhën, por ai ashtu si edhe në Gjykatë nuk ka pranuar të flasë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...