Corriere: Si funksiononte rrjeti i drogës, nga Hasi në Milano

Saturday, 27 October 2018 17:09

Fshati i barinjve dhe fermerëve në malet e verilindjes së Shqipërisë, në Has 1300 kilometra larg nga Milano, ndihmon për të kuptuar gjeografinë e drogës, e cila shpesh mbërrin në Itali, “porta” e hyrjes për në pjesën tjetër të Evropës, shkruan gazeta italiane “Corriere”, që duke iu referuar hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, thotë se droga mbërrin në qytetin e Milanos, për t’u shpërndarë aty më pas.

Në shkrim thuhet se operacioni për goditjen e 4 grupeve kriminale të përfshirë në trafikun e drogës u drejtua personalisht nga kreu i policisë shqiptare Ardi Veliu dhe është ende në zhvillim.
Sipas shkrimit zgjedhja e fshatit të largët në Has të kujton mënyrën e veprimeve të klaneve shqiptare që operojnë në komunitete të varfra dhe të izoluara duke blerë heshtjen e tyre.

Historia e Hasit, ku ishte ngritur një laborator për përpunimin e heroinës, lidhet me atë të 54-vjeçarit Liman Beu i njohur ndryshe si “Mani”. Gazeta ndalon gjatë në përshkrimin e fierakut që u arrestua në Kavajë ndërsa kërkohej në Itali, ku jetoi që i ri mes Milanos dhe Brescias dhe u përfshi në grabitje të armatosura, shfrytëzim prostitucioni si dhe trafikun e lëndëve narkotike.
Corrier Per Hasin

SHKRIMI I PLOTË
Një fshat barinjsh e fshatarësh në malet e Verilindjes shqiptare, rreth 1300 kilometra larg nga Milano, Hasi ndihmon për të kuptuar gjeografinë e drogës, që arrin shpesh në Itali, “porta” e hyrjes për pjesën tjetër të Europës, dhe mbi të gjitha siç tregojnë hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës, që arrin në këtë qytet për t’u ndalur dhe më pas shpërndarë.

Historia e Hasit, që mbante brenda tij një rafineri heroine, është e lidhur me atë të 54-vjeçarit Liman Beu, i ashtuquajturi “Mani” (shkurtimi i emri të tij), një prej të arrestuarve mes 44 të policisë shqiptare.

Hetuesit italianë, ekspertë të mafieve ballkanike e njohin mirë “Manin” për shkak të të kaluarës së tij, dënimin, arratinë dhe kërkimin nga Interpol, dhe sepse në itinerarin e tij kriminal, ai sintetizon “profesionalizmin” që ka marrë kriminaliteti në Lindje.
Jo më ose jo vetëm plaçkitës të egër, por menaxherë të së keqes; jo më ose jo vetëm shpërndarës të vegjël, por narkotrafikantë.

Në rrugën e opiumit
Për shkak të peshës së tij, ky operacion ka arritur një pikë kyçe në itinerarin e tij në orët e fundit, por ende në zhvillim është drejtuar personalisht nga kreu i policisë shqiptare Ardi Veliaj. Në rafinerinë e krijuar në Has, u gjetën 150 kilogramë opium, të nxjerrë nga bima e lulëkuqes që pasi përpunohet prodhon heroinën.

 
 

Opiumimi vinte nga Turqia. Zgjedhja e fshatit të Hasit ndjek një “mënyrë veprimi” të klaneve shqiptare, të cilat blejnë heshtjen e komuniteteve të izoluara dhe shumë të varfra, duke i vënë roje përgjatë rrugëve të afërta dhe zgjedhin shtëpi të braktisura për t’i transformuar në laboratorë me praninë e shpeshtë të kimistëve kolumbianë, të paguar shtrenjtë si në merkaton e futbollit, që mësojnë procesin e punës.

Nga kjo rrjedh se metoda e hetimit i ngjan asaj që është e nevojshme për të luftuar Ndranghetan, në shtëpinë e saj në Aspromonte: një aktivitet obsesiv dhe i duruar i dëgjimit të territorit.

Katër grupet
Operacioni i policisë ka shkatërruar katër banda. Një prej tyre i kishte garantuar mbrojtje “Manit”, që ishte fshehur në Jug të vendit, në Fier dhe që është kapur dhe arrestuar nga komisariati që drejtohej nga Artur Selimaj. Ai kishte mbërritur kur ishte i ri në Itali, duke jetuar mes Milanos dhe Brescias (Gjykata e së cilës kishte marrë vendimin e fundit dhe atë përfundimtar duke e detyruar të arratise), Liman Beu i përket një familjeje që lëviz kokainën mes Milanos dhe Holandës.

“Mani” kishte nisur “karrierën” me grabitjet e armatosura. Më pas kishte hyrë në shfrytëzimin e prostitucioni, fillimisht si kontrollues në rrugë dhe në vijim si ‘padron’ i vajzave; në fund i kishte investuar para e fituara në grupet e para të drogës. Fakti që kishte mbi veten një mandat arresti nuk i kishte krijuar stres. Është ‘zakon’ i shqiptarëve të kërkuar të marrin në kohë reale lajmet, si psh. dënimet dhe urdhra arresti, të cilat duhet të lëviznin të mbrojtura dhe ekskluzivisht në kanale institucionale, në mënyrë që të organizonin në vend të fshehtë solid. Paratë këtyre banditëve nuk iu mungojnë kurrë, dhe me para mund të blihet gjithçka, përfshirë lirinë.

Rrugët dhe ngarkesat
Elementë të tjerë të bandave janë ndaluar në Shkodër e Vlorë nga komisariatet e drejtuara nga Vasil Çelaj dhe Alket Ahmetaj. Ashtu si Selimaj, ata janë drejtues që duhet të përmenden: ata përfaqësojnë drejtimin e ri të policisë shqiptare, dyzet dhe pesëdhjetë vjeçarë të formuar falë bashkëpunimit italian që ka lejuar rritjen e nivelit hetimor, edhe pse përvoja e protagonistëve të drejtpërdrejtë agjentë të rinj në vitet e luftës civile, vlen sa një CV e tërë.
Nga Fieri “Mani” ishte në gjendje të menaxhonte biznesin e drogës dhe të ruante rrugët, ngarkesat dhe fitimet. Fundi i tij mund të prodhojë një luftë për të zënë vendin bosh. Edhe sot, “sundimi” i bandave të Kalabrisë shpesh aleate – mos të qëllojnë por të ruajnë gjurmët – nuk “respektohet” gjithmonë nga klanet shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...