Erë, reshje shiu dhe tempratuara më të larta se normalja stinore.
Të tillë e parashikon shërbimi “Meteoalb” fundin e muajit tetor dhe fillimin e muajit nëntor në Shqipëri. Të hënën vranësirat pritet të gjenerojnë shira kryesisht në veri dhe veriperendim të vendit. Dita më problematike e javës parashikohet të jetë e marta. Reshjet sipas sinoptikanes Lajda Porja do të përfshijnë të gjithë territorin. Me intensitet më të lartë priten në Ultesirën Perëndimore ndërsa me intensitet më të ulët në lindje të vendit. Shirat parashikohet të shoqërohen me stuhi të forta ere, shpejtësia e saj do ti kalojë 50 km/orë.
Reshjet parashikon shërbimi “Meteoalb” do të jenë të pranishme në vend edhe të mërkurën ndonëse me intensitet më të dobët. Përmirësim i motit pritet diten e enjte. Sa i përket vlerave të termometrit, parashikohet një rënie e lehtë në mëngjes dhe një rritje gjatë mesditës. Në zonat malore temperaturat maksimale të ajrit parshikohet të shkojnë në 22 gradë celcius, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet maksimumi do të variojë nga 25 në 27 gradë celcius. 10 ditëshi i parë i nëntorit, sipas sinoptikanes Lajda Porja do të jetë me temperatuara 3 deri në 4 gradë më të larta se normalja, vranësira dhe reshje me intensitet kryesisht të dobët./abcnews.al