Vazhdon dominimi i Google në Evropë pavarësisht heqjes së Google Search dhe Chrome

Hënë, 29 October 2018 09:16

Në fillim të këtij muaji Google filloi ti nënshtrohej vendimit të Komisionit Evropian për të ndarë aplikacionet e saj nga sistemi operativ Android, një vendim që i ka kushtuar plot 5 miliardë dollarë.

Ndërsa detajet e para të kësaj marrëveshjeje kanë filluar të dalin në sipërfaqe, vështirë të imagjinohet që kanë për të frenuar dominimin mobil të Googlet jo vetëm në Evropë po kudo në botë.

Që nga fillimi, Google ka mohuar abuzimet me pozitat dominuese dhe ka apeluar vendimin e Komisionit, megjithatë ndryshimet e bëra publike janë si për të parandaluar përsëritjen e një tjetër skenari 5 miliardë dollarësh.

Android në Evropë është prezent në 74% të smartfonëve sipas StatCounter. Në muajin korrik KE-ja tha se Google ka abuzuar me pozitat dominuese dhe ka promovuar shërbimet e saj duke dobësuar rivalët në proces e sipër.

Google u detyrua të shkëpuste aplikacionet Chrome dhe Play Store nga Android. Kompania prezantoi metodën e re të licencimit të Play Store, Gmail, Youtube, Maps e shumë të tjera.

Prodhuesit e telefonëve si Samsung tani duhet të licencohen për të instaluar këto aplikacione ndërsa që nuk janë të detyruar të instalojnë Chrome dhe Google Search.

Google thotë se përfshirja e dy aplikacioneve në fjalë ka mbuluar shpenzimet e kompanisë për zhvillimin e Androidit dhe për të kompensuar ndikimin e vendimit të KE-së do të vendosë tarifa për licencim.

The Verge raportoi se këto tarifa shkojnë deri në 40 dollarë për pajisje.

Nëse është e vërtetë, këtë kosto të lartë kanë për ta paguar qytetarët Evropianë. Ende Google është e hapur për kompanitë që duan të instalojnë Chromen dhe Google Searchin dhe do t’iu eliminojë tarifat e licencimit.

Konkretisht nëse një prodhues kërkon instalimin e Play Storet, Google do të heqë tarifën e licencimit nëse prodhuesi pranon të instalojë Chromen dhe Searchin.

E thënë thjeshtë, vendimi i Komisionit nuk ka për të ndryshuar asgjë.

Disa prodhues telefonësh Android kanë në dorë të braktisin Play Store dhe të zgjedhin një dyqan tjetër aplikacionesh, por sa ja vlen? Ata nuk kanë aq aplikacionet sa Play Store e nuk janë aq të sigurt.

Por prodhuesit kanë në dorë të ndërtojnë dyqanet e tyre të aplikacioneve apo edhe versionet e tyre të Android.

Në fund e gjitha kjo kërkon kohë e investim që pak kompani janë të gatshme ta ofrojnë. Status-quo-ja mbetet ajo, dominimi i Google në Evropë është aty për të qëndruar. /PCWorld Albanian

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...