Ish-komandanti i RENEA-s: Nuk marrin urdhër për të qëlluar, vepruan sipas ligjit

Hënë, 29 October 2018 16:47

Ish drejtuesit e repartit elite, RENEA thonë se ne ngjarjen e Bularatit reparti ka vepruar sipas ligjit. Sadetin Fishta shpjegon për mediat se RENEA nuk merr urdhër për të qëlluar. Ata ndjekin procedurën pa u ndikuar nga rrethana te jashtme.
RENEA është elita e policisë shqiptare. Ish-reparti 326 në kohën e komunizmit, sot njihet si reparti eliminim-neutralizim i elementit të armatosur. Ish-drejtuesi në këto forca speciale për më shumë se 10 vjet Sadetin Fishta, thotë për Top-Channel, se të dielën në Bularat efektivët zbatuan vetëm ligjin.

“RENEA nuk merr urdhër për përdorimin e armës, reagon në përputhje me ligjin në kushtet e mbrojtjes dhe nevojës ekstreme”, u shpreh Sadetin Fishta, ish shef i stërvitjes dhe operacioneve, RENEA.
Objektivi i Reneas në operacionin e fundit rastisi të ishte një minoritar grek, por kjo njësi është e trajnuar të mos ndikohet nga faktorë të jashtëm.

“Efektivët e RENEA-s janë të fokusuar tek elementi kriminal dhe jo tek përkatësia e tij. Kur ky element kriminal, rrezikon jetën e qytetarëve, të vetë punonjësve të policisë dhe qëllon me armë drejtpërdrejtë tyre, normalisht që pasojat do jenë fatale”, shton ai.

Sipas procedurave çdo operacion i RENEA-s, ashtu dhe ky i fundit do i nënshtrohet një analize të detajuar. Sipas të dhënave paraprake kjo njësi ka zbatuar të gjitha procedurat standarde si negocimi por viktima nuk iu bind thirrjeve për vetëdorëzim duke vijuar sulmin ndaj policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...