Dy fëmijët shqiptarë denoncojnë pedofilin italian

Hënë, 29 October 2018 19:51

Arrestimi i italianit Masimilliano Croce për abuzim me të mitur në Itali ka zbuluar një skandal në Shqipëri. Gjatë kohës që 45-vjeçari ka qëndruar në Tiranë ka bashkëjetuar me një grua, por ai dyshohet se ka abuzuar me dy fëmijët adoleshentë të saj, të cilët kanë bërë dhe një kallëzim pas arrestimit të italianit.

Italiani është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës këtë të henë për akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur të kryer më shumë se një herë. Kallëzimi për të është bërë nga dy adoleshentët, njëri 14 vjeç dhe tjetri 13, pasi kanë mësuar se abuzuesi i tyre është arrestuar. 45-vjeçari kishte rreth 3 vite që bashkëjetonte me gruan shqiptare në periferi të kryeqytetit .

Masimilliano Croce u arrestua 4 ditë më parë për llogari të autoriteteve italiane pasi është dënuar me 16 vite burg për abuzime me të miturit në Romë. Masimilliano Croce është diplomuar për pedagogji për të mitur, madje ka kryer edhe një doktoraturë për rastet e pedofilisë online. Fillimisht atij iu dha masa e paraburgimit 40 ditë për qëllime ekstradimi në Itali, por pas denoncimit nga fëmijët e bashkëjetueses çështja e tij merr një tjetër rrjedhë.

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 19:58
Login to post comments