Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj përmes një reagimi në “Facebook’ ka komentuar ngjarjen e Bularatit, ku Kostandinos Katcifas u vra nga RENEA pas një shkëmbimi zjarri.
Dritan Demiraj tha se ndërhyrja e RENEA-s ka qenë profesionale dhe e planifikuar sipas rrethanave të vendit, kohës dhe forcës së kundërveprimit nga një kriminel.
Ai thotë se në të gjithë procedurat operacionale të njësive speciale në botë, asgjësimi i kriminelit që rrezikon jetën e pjesëtarëve të njësisë është i mbeshtetur në ligj.
Reagimi i plotë i Dritan Demirajt:
Te nderuar miq!
Nuk ka asnje pike dyshimi qe operacioni i nderhyrjes se RENEAs ka qene profesional, i planifikuar sic duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave te vendit, kohes dhe forces se kunderveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat qe qellojne kunder policise konsiderohen te tille).
Ne te gjitha procedurat operacionale te njesive speciale ne bote, asgjesimi i kriminelit qe rrezikon jeten e pjesetareve te njesise eshte i mbeshtetur ne ligj.
Ata qe duan te bejne politike ne kurriz te sigurise fizike te personelit RENEA bejne nje gabim te madh dhe i dekurajojne djemte e shkelqyer te Forcave Speciale.
Sigurisht qe humbja e jetes se nje shtetasi nuk perben nje lajm te mire, por ne kushte te tilla eshte domosdoshmeri.